Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Uzuni spektakolar, Kombëtarja mposht Kosovën në “Elbasan Arena”

Shqipëria mund 2-1 Kosovën në miqësorën vëllazërore dhe përpara dy ndeshjeve vendimtare të Nations League ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, edhe pse me shumë mungesa, ashtu sikurse dhe Kosova, luan një 90 minutësh të mirë dhe tregon se të paktën fizikisht është në formë.

Me një Uzuni më shumë, natyrisht! Pikërisht protagonisti është beratasi i Ferencvaros, që realizoi gol dhe dha edhe asistin për rrjetën që hapi sfidën nga Bekim Balaj.

Debutim i mirë titullar edhe nga i riu Çepele, i cili megjithatë e njollosi pak në fund me një penallti të shkaktuar ndaj Vedat Muriqi. Sulmuesi i Lazios, ende jashtë forme, ka arritur të gjejë golin për “dardanët”.

Një test i bukur, ku mungoi korniza e publikut, edhe pse disa tifozë jashtë stadiumit vazhdonin thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ashtu sikurse edhe duhet të jetë!!!

Related posts

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

KA ENDE SHPRESË/ Ish-drejtori i MILANIT shpreson te rikthimi i RONALDOS KUQEZI

Isa.Autor

Hamsik: Maradona është më i miri i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Leave a Comment