Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të…

Sergio Ramosit i mbaron kontrata në fund të sezonit, prandaj kapiteni mund të largohet nga klubi. Madrilenët mendojnë se mbrojtësi nuk do të largohet dhe do të rinovojë, por Cristobal Soria, një ndjekës i futbollit spanjoll thotë se lojtari do të largohet.

Ai foli për El Chiringuito dhe mendon se kapiteni do të shkojë larg Madridit. “E njoh mirë Sergion, është i fiksuar me Real Madrid dhe dëshiron të qëndrojë, por e shoh më shumë jashtë sesa brenda ekipit.

Ka vetëm 20% që të vazhdojë me këtë klub dhe 80% shanse që të largohet. Presidenti Perez nuk e ka kuptuar akoma se Sergio Ramos do të jetë i lirë të firmosë për një tjetër skuadër të madhe evropiane pas 48 ditësh.

Të gjithë e dinë përveç presidentit të Realit. Po flasim për një lojtar me një rendiment të pabesueshëm, Sergio është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjeç, – deklaron Cristobal Soria.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja kush janë golashënuesit më të mirë. Nga Dzeko tek… (FOTO)

F.autor

FUTBOLL/ Ish-lojtari i Veronës përjashtohet nga Italia, akuzohet për terrorizëm…

Q.Autor

NUK NDALEN NË MERKATO/ Juventus dhe Milan në garë për sulmuesin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment