Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, Egbo largohet nga stoli i Tiranës (FOTO)

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo.

Pas kësaj disfate, klubi i jep duart nigerianit dhe nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

AlpeSport.al

NJOFTIMI ZYRTAR I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Related posts

LUKAKU POZON NGA KREVATI/ Shoku i skuadrës i bën komentin epik në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Arsenal. Rezultati 2-1

Delo.autor

E TRISHTË/ Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Delo.autor

Leave a Comment