Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, Egbo largohet nga stoli i Tiranës (FOTO)

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo.

Pas kësaj disfate, klubi i jep duart nigerianit dhe nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

AlpeSport.al

NJOFTIMI ZYRTAR I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Related posts

U MUND TURPSHËM/ Klopp dhe problemet e Liverpool: Kam vetëm dhjetë gishta…

Isa.Autor

RRËFEN PËRPLASJEN ME TAIPIN DHE I BËN APEL DISIPLINËS/ Trajneri Daja: Më hiqni kartonin e kuq

Delo.autor

Lojtari SHQIPTAR rrëfen TMERRIN në GREQI: Periudha më e errët e karrierës, më ndiqnin për të më…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment