Futboll La Liga Sport

“MËSOJ NGA AI ÇDO DITË”/ Barcelona e “çmendur “pas Pedri-t, talenti zbulon sekretin e suksesit

7-vjeçari Pedri i ka bindur të gjithë te Barcelona.

Mesfushori i ri ka folur në lidhje me përshtatjen e tij të shpejtë me realitetin blaugrana:

“Kam ardhur këtu pas një kampionati në Segunda, me Las Palmas. Nuk kisha shumë eksperiencë, por që nga dita e parë kam punuar me shumë dëshirë”.

“Ajo që po marr sot është një krenari e madhe, duhet të vazhdoj të punoj që të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Deri tani mendoj se kam bërë mirë dhe se kam treguar se mund të jem pjesë e kësaj skuadre”.

“Trajneri Koeman më ka dhënë besim, duke më aktivizuar në ndeshje të rëndësishme. Mundet vetëm ta falënderoj dhe të vazhdoj të punoj me kokën ulur. Messi? E dëgjoj dhe mësoj nga ai çdo ditë”, ka thënë talenti i Barçës për agjencinë EFE.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Maicon: “Messi i pandalshëm, por Barça nuk është vetëm ai…

Q.Autor

Merr fund Botërori për Islandën, Kroacia e mund me formacionin e dytë (VIDEO)

Sadik.Autor

Stërvitja “kafshërore” po i ndryshon planet Ancelotit, Hysajn e pret stoli

Isa.Autor

Leave a Comment