Futboll Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Messi hodhi akuza të rënda në Kupën e Amerikës, reagojnë organizatorët e turneut

Federata e Amerikës Jugore i është përgjigjur akuzave për korrupsion, duke i etiketuar komentet e Lionel Messit si “të papranueshme” dhe “të pabazuara” për Kupën e Amerikës.

Argjentina mundi Kilin 2-1 në ndeshjen për vendin e tretë të shtunën, por Messi nuk mori as medalje, duke akuzuar CONMEBOL për “korrupsion” dhe “mungesë të respektit” pas kartonit të tij të kuq në sfidën për vendet 3 dhe 4.

Messi, i cili u përjashtua nga ndeshja e mbrëmshme në mënyrë të diskutueshme në pjesën e parë pas një përleshje me Gary Medel, shfaqi zemërimin e tij pasi kritikoi gjyqtarët pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Brazilit.

“Në futboll ndonjëherë fiton dhe nganjëherë humbet dhe pranon rezultatin e një ndeshje me besnikëri dhe respekt, që është një shtyllë themelore e lojës së ndershme. E njëjta gjë vlen edhe për vendimet e gjyqtarëve që janë njerëzore dhe nuk do të jenë kurrë të përsosura”, thuhet në deklaratë.

“Është e papranueshme që për shkak të disa incidenteve, ku konkurrojnë 12 vende, të gjithë në mënyrë të barabartë, ka pasur akuza të pabaza që keqinterpretojnë të vërtetën dhe vënë në gjykim integritetin e Kupës së Amerikës.

Këto akuza paraqesin mungesë respekti për kompeticionin, të gjithë futbollistët e përfshirë dhe qindra profesionistë të CONMEBOL, një institucion që nga viti 2016 ka punuar pa u lodhur për të profesionalizuar dhe zhvilluar futbollin e Amerikës së Jugut”, thuhej më tej në kundërpërgjigjen e Federatës së Futbollit të Amerikës Jugore kundër akuzave të Leo Messit.

Related posts

PEREZ E DO JASHTË “BERNABEUT”/ Yjet e Real Madridit nuk kanë besim tek zëvendësuesi i….

Isa.Autor

PA ZBRITUR AKOMA NË FUSHË/ PSG fiton titullin e dytë radhazi në kampionatin francez

Delo.autor

3 VITE PAS/ Ibra thyen rekordin e Tottit dhe futet në historinë e Serie A

F.autor

Leave a Comment