Futboll Sport

E PAPRITUR/ Ishte në stadium për të parë kombëtaren, policia befason presidentin e federatës së futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Bolivisë Marko Rodrigez është shtangur ditën e djeshme nga forcat e policisë pasi është arrestuar në stadiumin e kryeqytetit La Paz në momentin që po niste niste sfida mes kombëtares së Bolivisë dhe Ekuadorit.
marcos_rodriguez_rocha
Kreu i lartë i futbollit bolivian akuzohet nga klubet vendase për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm gjatë presidencës së tij. Ky arrestim ndodhi në momentin kur institucioni më i lartë i futbollit në Bolivi po shkon drejt zgjedhjeve.

Por, drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Bolivisë Gaston Uribe pretendon se ky veprim i fundit është një komplot nga klubet e futbollit dhe disa zyrtarë që të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në FBF.
“Besojmë se ka një qëllim dashakeqës se synimi kryesor është moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve. Policia erdhi me një urdhër special për të marrë me vete presidentin Marko Rodrigez”, deklaroi Uribe për televizionin bolivian “ATB”.

Related posts

RUSI 2018/ Skandali, manuali i Federatës Argjentinase tregon si të joshësh femrat ruse

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ish-trajneri që fitoi Kupën UEFA me Parmën, kandidat për Kombëtaren

Isa.Autor

LIVE/ LIGA E KAMPIONËVE: Bajern spektakolar në Greqi, dy gola për 2 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment