Futboll Seria A Sport

TRONDITET REALI/ Serxho Ramos po mendon largimin në verë

Lajm tronditës për Realin e Madridit. Kapiteni Serxho Ramos mund të largohet në fundin e sezonit dhe kjo do të thotë se klubi “mbretëror” do të humbasë një nga legjendat dhe emblemat e viteve të fundit. Do të humbasë një mbrojtës të madh, i cili bën diferencën në fushën e lojës. Lajmin e bën të ditur Kristobal Soria, i cili është i ftuar i përhershëm në emisionin spanjoll “El Chiringuito”, por edhe një mik i afërm i Serxho Ramosit. Kjo do të thotë se ai mund të ketë informacione dhe ajo që tha në emision është diçka që konfirmon se bisedimet mes Ramosit dhe Florentino Perezit për rinovimin e kontratës nuk po shkojnë mirë.

“Unë e di fiksimin dhe dëshirën e Serxhos. Ai dëshiron që të qëndrojë në Madrid me çdo kusht, por për momentin e shoh më shumë larg Realit sesa brenda. Përqindjet? Për mua ka 20% shanse që të qëndrojë te Reali dhe 80% shanse që të largohet”, ka thënë Soria. Serxho Ramos është 34 vjeç, por i aftë për të bërë diferencën në nivele të larta. Pavarësisht faktit se kontrata i përfundon në vitin 2021, shumë skuadra të mëdha janë të interesuara për shërbimet e tij.

“Perez ende nuk e kupton që Ramos do të jetë i lirë për të firmosur për një tjetër skuadër të madhe. Kjo është diçka e jashtëzakonshme sepse po flasim për një lojtar, për të cilin rendimenti në fushën e lojës nuk diskutohet. Ai është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjeç”, thotë gazetari spanjoll. Zërat për një largim të mundshëm të kapitenit qarkullojnë prej javësh, por skuadrat janë duke hezituar sepse mbrojtësi spanjoll ka një rrogë 11.7 milionë euro në vit. Për lojtarët që janë mbi 30 vjeç, Reali ka strategji që të rinovojë për një vit, ndërsa kapiteni dëshiron një kontratë më të gjatë për të mbyllur karrierën në klubin e zemrës.

Related posts

“DRIBLON” TË ARDHMEN E LAUTARO MARTINEZ/ Zanetti: Është gjëja e fundit, që mendojmë!

Delo.autor

MANCHESTER CITY-PSG/ Pochettino: Kjo sfidë e madhe është më e vështirë se finalja, duhet të jemi…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Atletico Madrid gati 50 milionë euro për mesfushorin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment