Futboll Seria A Sport

PËRGATIT SHKËMBIMIN ME INTER/ Napoli ofron Milik në këmbim të mesfushorit “Zikaltër”

Interesimi i Napolit për Matias Vesinon mund të rikthehet në modë gjatë merkatos së janarit, duke parë se uruguajani pëlqehet shumë nga trajneri Gatuzo.

Interit i nevojitet një sulmues për të kompletuar repartin e avancuar të Kontes. Dhe në këtë mënyrë Arkadius Milik është emri që i plotëson kriteret e trajnerit zikaltër.

Nuk përjashtohet një mundësi shkëmbimi Milik-Vesino duke parë pëlqimin e dy trajnerëve për dy lojtarët në fjalë. Mesfushori 29-vjeçar i Interit aktualisht vuan nga një dëmtim që e ka lënë jashtë prej muajsh dhe që ende nuk e ka kryer debutimin e tij këtë sezon.

Ndërsa Milik ka prishur çdo marrëdhënie me Gatuzon, dëshiron vetëm largimin, pasi ish-trajneri i Milanit nuk e ka përfshirë në asnjë listë të ligave këtë sezon.

Related posts

U KËRKUA NGA BARCELONA/ Nico Williams: Zemra ime është me Bilbaon

F.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus me fanellën speciale: Emrat dhe numrat në stilin… arab (FOTO)

Delo.autor

Messi: Me Spanjën do ta kisha fituar Botërorin, por s’do të kishte qenë njësoj

Sadik.Autor

Leave a Comment