Futboll Premier League Sport

DISFATA NDAJ ATLETICOS NË CHAMPIONS/ Klopp: Isha i zemëruar, më pas kam kuptuar se jam një idiot…

Një trajner i madhe, por edhe një personazh i madh.

Jurgen Klopp nuk zhgënjen dhe gjatë dokumentarit The End Storm, siç ka raportuar edhe AS, ka zbuluar sa i zemëruar ka qenë dhe sa “idiot” pasi është eliminuar nga Champions League bnë sezonin e kaluar nga Atletico Madrid.

“Kam qenë rehat në divan dhe po mendoja se sa afër titullit ishim në Premier League. Më pas, jam zgjuar të hënën me lajmin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve në Madrid, duke ditur se në sfidën e Champions-it kundër Atletico-s do të kishim plot 6000 persona që do të vinin për të parë ndeshjen. Nuk kishte asnjë kuptim”, ka thënë Klopp.

“Ka qenë një natë shumë e vështirë ajo e përgatitjes së ndeshjes. Duhej t’u thoja lojtarëve të mi që të bënin gjithçka për të fituar, por nuk e dinim as se çfarë do të ndodhte ditën mbrapa”.

“Ok, kemi luajtur, edhe një ndeshje të bukur sipas mendimit tim dhe mund të kishim fituar. Por jemi eliminuar. Kujtoj se kam qenë i zemëruar, edhe shumë”.

“Por vetëm pesë minuta më mbrapa kam kuptuar se isha një idiot. Ish shqetësuar se kisha humbur një ndeshje futbolli, ndërsa bota po kalonte një nga momentet më vështirë me të cilët i është dashur të përballet ndonjëherë”.

Related posts

Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Sadik.Autor

RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Isa.Autor

ÇËSHTJA VIDAL-INTER/ Gjesti i mesfushorit kilian për t’u veshur “zikaltër” dhe “lëmosha” e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment