Të tjera

Nadal: Roger është një ikonë, unë nuk luaj për t’u rikthyer “Numri 1”

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mbërritur sot në Meksikë, ku do të luajë në turneun e Acapulco, që nis më 26 shkurt. 31-vjeçari nga Majorka ka humbur sot kreun e renditjes, aty ku tashmë ndodhet Roger Federer, fitues dje në turneun e Roterdamit. “Mendoj se Roger nuk kishte nevojë të fitonte për t’i treguar botës së kush është. Ajo që ai ka realizuar është diçka e vështirë për t’u përsëritur dhe te gjithë duhet ta përgëzojmë. Ai ka qenë pak më i mirë se unë dhe renditja nuk gënjen. Vitin e fundit ai ka qenë magjik. Në Australian Open, Roger i mbrojti pikët, ndërsa unë jo”, u shprej Rafael Nadal.

Nadal shprehet se ërp të nuk ka shumë rëndësi rikthimi në krye të renditjes botërore. “Nuk do të luaj kurrë me idenë për t’u kthyer “Numri 1”, luaj për të patur një sezon sa më të mirë. Nëse do të kem shansin për t’u rikthyer në fushë, do ta bëj. Kam qenë në majë për shumë vite, të jesh i pari, i treti apo i pesti nuk bën shumë diferencë për mua. Dua të jem sa më kompetitiv në çdo turne dhe të fitoj, të jem i shëndetshëm. E kam nisur mirë këtë sezon, në një nivel të lartë dhe dëmtimi në Australi ishte një episod. Turnetë e Acapulco, Indian Wells dhe Majemi do të më motivojnë për sezonin që nis në fushat me dhè. Kjo periudhë, deri në Roland Garros është shumë e rëndësishme për mua”, tha Nadal

Related posts

Lindsey Vonn bën “bis” në pistën e Garmisch, triumfi i dytë brenda 24 orësh

Q.Autor

BOKS/ Jurgen Uldedaj mposht çekun Synek, fiton titullin e parë të karrierës

Q.Autor

Gjuajtja e shkëlqyer e Tiger Woods, që tregon edhe një herë se është një legjendë

Q.Autor

Leave a Comment