Futboll Sport

U SHKARKUA NGA TIRANA/ Emanuel Egbo: Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them…

Emanuel Egbo nga dita e djeshme nuk është më trajner i Tiranës, teksa drejtuesit e shkarkuan pas disfatës së skuadrës në Kupë nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi.

Trajneri ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë një bashkëbisedim me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa në postimin e tij shkruan: “Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them lamtumirë”.

Trajneri nigerian riktheu titullin kampion te Tirana pas plot 11 viteve, por kjo nuk e shpëtoi atë nga shkarkimi, teksa mjaftuan dy humbje radhazi për t’iu dhënë duart.

Vendin e Egbosë te Tirana e mori Nevil Dede, i cili u prezantua ditën e sotme nga klubi bardheblu, aty ku ai ka qenë edhe në të kaluarën.

Related posts

Jorginho mund të zhbllokojë negociatat Chelsea-Napoli për Sarri-n

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Beckham, i jashtëzakonshëm: krijon një pemë Krishtlindjesh me goditjet e tij (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMI TEK EKIPI I GATTUSOS/ Rrahmani flet si futbollist i Napolit: Jam mbrojtës agresiv, shpresoj që…

Delo.autor

Leave a Comment