Boks Sport

PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Boksieri Povetkin del nga spitali, revanshi me Whyte më 30 janar

Boksieri rus Alexander Povetkin ka dalë nga spitali pas infektimit me Covid-19. Infektim që solli anullimin e revanshit mes tij dhe britanikut Dillian Whyte, sfidë e parashikuar të zhvillohej në fund të këtij muaji në Londër.

Gjithsesi, dy boksierët kanë rënë dakord që revanshi i vlefshëm për titullin e përkohshëm në kategorinë WBC të zhvillohet më 30 janar, sërish në Britaninë e Madhe. Dy boksierët dueluan më herët këtë vit, më 22 gusht, me Povetkin që fitoi me “KO” në raundin e pestë.

Povetkin (36 fitore, 2 humbje e 1 barazim) do të qëndrojë deri në fund të këtij muaji në shtëpi, në një karantinë të dytë pas infekjtimit dhe pritet që të nisë në dhjetor përgatitjet për duelin e 30 janarit ndaj Whyte (27 fitore, 2 humbje).

Related posts

VENDIMI I REAL MADRIDIT/ Vazquez: Solari e meriton qëndrimin

Isa.Autor

ÇMENDET SHAQIRI/ Hesht Mourinhon në 8 minuta dhe ngre në këmbë “Anfield” (VIDEO)

Isa.Autor

EURO 2020/ Revolucioni mund të mbetet vetëm në letër

Delo.autor

Leave a Comment