Futboll Sport

PAS TAMPONIT TË DYTË POZITIV ME COVID-19/ Trajneri i Kosovës: Kam lodhje të lehtë fizike

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland ka rezultuar përsëri pozitiv me koronavirus, dhe për këtë tekniku zviceran ka folur duke treguar gjendjen e vetë-izolimit dhe pjesën e humbjes së sfidës “vëllazërore” ndaj Shqipërisë:

“Nuk mund ta mohoj, që nuk ndihem mirë. Kam lodhje të lehtë fizike, por sigurisht asgjë serioze, mendërisht është një histori tjetër. Imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli, një ‘kafaz i artë’ me pamje nga deti, asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videos.

Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë. Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, jo-efektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, me vjen të bërtas: ‘O zemërim, o dëshpërim!’ Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?”, përfundon fjalën Bernard Shaland.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Tirana tek Dinamo, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore…

Delo.autor

ZBARDHET E VËRTETA/ E ndihmon edhe NASA, RONALDO stërvitet edhe kur nuk…

Isa.Autor

DY POLET E PIOLIT/ Tifozi i Interit do hakmarrje si… kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment