Futboll Seria A Sport

PLASIN POLEMIKAT TEK LAZIO/ “Shpërthen” ylli Alberto: Klubi na blen avion, por nuk na paguan

Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon Lazio-n,  të paktën në nivel mediatik.

Si të mos mjaftonte kaosi me tamponët, tani ka shpërthyer një polemikë tjetër në shtëpinë e bardhekaltërve dhe këtë herë protagonisti është Luis Alberto.

Fantazisti i Lazio-s nuk e ka marrë shumë mirë blerjen nga klubi roman të një avioni për fluturimet e skuadrës në transfertë.

Gjatë një lidhje në Twitch, numri 10 spanjoll i është përgjigjur kështu një tifozi që i kërkonte një opinion mbi blerjen e re të Lazio-s:

“A e kam parë avionin? Po, kam parë që blejnë gjëra, por nuk na paguajnë. Avionin e kam parë, shpenzojnë shumë para, por për ne nuk ka asgjë. Dreqi e mori”.

Kjo ka qenë shfryrja e ashpër e yllit të Lazio-s.

Related posts

TIRANA-FLAMURTARI/ Trajneri Mema në sforcon e fundit për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Monchi vlerëson sezonin e Romës dhe zbulon merkaton e verës

Sadik.Autor

Motra e Morattës, “e fiksuar” pas udhëtimeve (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment