Futboll Seria A Sport

CONTE MERR FRYMË LIRISHT/ Brozovic do ti bashkohet “Zikaltërve”. Ja kur pritet të kthehet në Milano…

I izoluar nga pjesa tjetër e grupit të kombëtares kroate të Zlatko Daliç, pas infektimit të tij me koronavirus, sot mesfushori i Interit Marselo Brozoviç do të udhëtojë drejt Milanos me një fluturim privat.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë Federata Kroate e Futbollit, duke qetësuar trajnerin zikaltër Antonio Konte sepse nëse Brozoviç do të qëndronte në vendlindjen e tij do të rrezikonte tri sfida deçizive për ecurinë e saj midis kampionatit dhe Champions, ndaj Torinos, Real Madridit dhe Sasuolos.

Brozoviç rezultoi pozitiv nga Sars-Cov2 duke qenë simptomatik dhe u izolua menjëherë në hotelin ku kombëtarja kroate ishte grumbulluar.

Related posts

“BIG BEN, MBRETI I EVROPËS”/ Mediat “tërbohen” pas Benzema, është ai njeriu i momentit

F.autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Reali me plan të përgatitur. Zidane nuk i stërvit lojtarët përpara ndeshjes

Delo.autor

“NE JEMI DUKE KALUAR…”/ Pozon nudo dhe nuk i lë vend imagjinatës, Vanda Nara “tërbon” ndjekësit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment