Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Reali me plan të përgatitur. Zidane nuk i stërvit lojtarët përpara ndeshjes

Zinedin Zidan ësh të i shqetësuar për faktin se lojtarët e tij janë shumë të lodhur. Minutat e shumta gjatë sezonit kanë bërë që disa futbollistë të jenë në limite për këtë pjesë vendimtare dhe shumë të rëndësishme të sezonit. Fjala pushim nuk ka ekzistuar kurrë dhe ky është një motiv që e ka futur në mendime të thella trajnerin madrilen. Ai ka përgatitur një plan specifik për këtë moment dhe përpara ndeshjes në “Anfield” kundër Liverpulit ka vendosur që të mos i lodhë me stërvitje të ngarkuara.

Në seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes së kthimit në Champions, Zizu vendosi që titullarët e së shtunës në “El Clasico”, me përjashtim të Valverdes, të largoheshin nga fusha, nga topi dhe nga ushtrimet e shumta. Ata kanë bërë vetëm punë tonifikuese në biçikletë në qendrën stërvitore në “Valdebebas”. Që nga Naço te Vinicius, deri te Kasemiro dhe Toni Kros të gjithë punuan në këtë mënyrë. Ishte diçka e çuditshme, por duhej në këtë periudhë kur lodhja është maksimale.

Objektivi ishte që të mbanin trupin aktiv, por pa u sforcuar. Stafi teknik i trajnerit Zidan nuk do që të rrezikojë në këtë aspekt dhe të ngarkojë këmbët e futbollistëve, të cilët kanë marrë minuta të shumta dhe ndeshje. Seanca stërvitore u kompletua me trajtime të tjera për rikuperimin e forcave si punë specifike fizioterapie. Pjesa tjetër e futbollistëve që morën pjesë në “El Clasico” duke përfshirë Rodrigon dhe Hazardin punuan në fushë, të shoqëruar nga 9 lojtarë të akademisë së Realit.

VALVERDE – Federiko Valverde është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Liverpulit, por nuk dihet ende nëse mund të luajë si titullar. Mediat spanjolle raportojnë se grumbullimi i tij mund të jetë një strategji për të futur në mendime Jyrgen Klopin për formacionin që do të zbresë Reali. Prania e Valverdes në fushën e lojës kundër Barcelonës rezultoi vendimtare për të fituar duelin e rëndësishëm në “El Clasico”. Eden Hazard vazhdon të mos jetë gati, pavarësisht se po merr ngarkesë të plotë. Trajneri Zidan nuk dëshiron ta rrezikojë dhe e ka lënë jashtë. Vazhdon gjithashtu të mungojnë Varan dhe Ramos, i pari për shkak të COVID-19 dhe i dyti për shkak të dëmtimit.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-3

Delo.autor

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN “HYSAJ”/ Presidenti Duka: Disa tifozë kanë humbur logjikën, është absurde

Delo.autor

“E MERITUAM FITOREN NDAJ PARTIZANIT”/ Mesfushori Aleksi: Rritja e besimit dhe ruajtja e grupit na bën që…

Delo.autor

Leave a Comment