Futboll Premier League Sport

“URREJ TË HUMB, NË ÇDO FUSHË”/ Mesfushori Fernandes: As vajzën time nuk e lejoj ta bëjë një gjë të tillë

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Manchester United, Bruno Fernandes ka deklaruar:

“Urrej të humb, në çdo fushë. Ditën tjetër po luaja me vajzën time (tre vjeçe) në UNO. Ndonjëherë e lë të fitojë, por disa të tjera zemërohem dhe fitoj unë. Gruaja ime më shikon dhe më thotë: ‘Nuk ndryshon asnjëherë…’”.

Portugezi ka shpjeguar kulturën e tij të fitores:

“Kam një familje që i gjykon gjithmonë paraqitjet e mia, nga nëna ime te gruaja ime: mamaja ime shkruan gjithmonë të njëjtën gjë. ‘Ke luajtur mirë’. Gruaja ime jo, vetëm kur luaj me të vërtetë mirë”.

“E njëjta gjë ndodh me babanë tim: pas ndeshjes me Neëcastle më ka shkruar:  ‘Urime për golin, por nesër do të shpjegoj si gjuhen penalltitë’. Dhe të mendosh se kam gabuar vetëm një nga 11 të gjuajtur. Por janë situata që të ndihmojnë të përmirësohesh sepse e di se të gjithë të shikojnë dhe presin gjithmonë më shumë”.

Related posts

BARCELONA PERFEKTE/ Shfryn ndaj Alavesit me golin e “El pistolero” Suarez (VIDEO)

Delo.autor

NDARJA NGA JETA E PAOLO ROSI/ Presidenti Duka telegram ngushëllimi: Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë…

Delo.autor

“NUK E PRISJA KËTË”/ Presidenti i Bayern: Gjithsesi, ne e dimë si të mbrohemi

Delo.autor

Leave a Comment