Futboll Sport

RONALDO, NJË EMIR NË DUBAI/ Ora e tij çmend fansat, por vlen sa një ditë punë

Në Dubai, C.Ronaldo nuk shkëlqeu vetëm për trofetë, pasi u shpall nga Globe Soccer Awards si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme, por si gjithnjë, legjenda portugeze tërhoqi vëmendjen edhe për një tjetër detaj, xhevahiri i çmuar që mbante në dorë, një orë nga koleksioni Patek Philippe Nautilus, një orë 18 karat e stolisur me diamante.

Vlera e kësaj ore përllogaritet afro 700 mijë euro, për çdo person tjetër kjo do të ishte një pasuri shumë e madhe, por jo për Ronaldon, për sulmuesin e Al Nassr kjo orë vlen sa një ditë pune. Në bazë të llogaritjeve, Ronaldo përfiton 600 mijë euro në ditë, pra i duhet diçka më shumë se 24 orë punë për të blerë një xhevahir të tillë.

4 Ronaldo

Kjo orë është vetëm një nga mrekullitë e shumta që CR7 mban si aksesorë. Në moshën 42-vjeçare, Ronaldo nuk di të ndalet, vijon të vendos rekorde në fushë ndërsa jashtë sajë është thjesht unik

Related posts

KATASTROFAL/ INTERI “fundoset” nga Parma në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Sulmuesi Broja: Jemi të gjithë bashkë një skuadër, të vazhdojmë kështu…

Delo.autor

DËSHTON KUNDËR BRIGHTONIT/ Një barazim që mund të bëj Arsenalin të humbasë vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment