Futboll Sport

RIKTHEHET SËRISH/ Panucci i ka thyer një herë zemrat e skocezëve, shpreson ta bëjë sërish

Në Skoci e mbajnë mend mirë emrin e Christian Panuccit, trajnerit të Shqipërisë. Në vitin 2007, kur ishte lojtar me kombëtaren italiane shënoi një gol në “Hampden Park” që iu hoqi vendasve mundësinë për të luajtur në Euro 2008. Ironikisht, ai eliminim solli edhe fundin e epokës së parë të Alex McLeish në krye të Skocisë.

Të hënën, si trajner i Shqipërisë, Panucci do të kërkojë sërish të thyejë zemrat e skocezëve, përndryshe rrezikon edhe pak të tijën…

Në një prononcim për mediet britanike, Panucci thekson se nuk e mban mend diskutimin e madh që u bë në atë ndeshje nëse goditja e dënimit që solli edhe golin e tij ishte e saktë apo jo. Por e mban mend mirë që u ngrit mbi të gjithë në ajër për të dërguar në rrjetë topin e pasuar mjeshtërisht nga Prilo. Për trajnerin kuqezi, ai ishte një nga çastet më të bukur të karrierës së tij, ku ndër të tejra ka luajtur me Inter, Milan, Real Madrid dhe Chelsea. Sidomos për faktin që rikthehej në kombëtare pasi kishte humbur Botërorin për shkak të problemeve me Marcelo Lippin.

“E mendoj ende atë gol kundër Skocisë”, thotë Panucci. “Ishte minuta e 92-të dhe në atë moment u kualifikuam për në Kampionatin Europian. Kishte shumë domethënie për mua sepse kisha munguar në Botëror. E kam kujtuar me qindra herë atë moment, krosimin e Pirlos, goditjen time me kokë dhe topin që përfundon në rrjetë. Shpresoj që lojtarët e mi të më japin një ndjesi të njëjtë të hënën”.

“Daily Mail” përmend gjithë problemet që Panucci ka kaluar fillimisht te Shqipëria – përfshi edhe një betejë ligjore me ish-presidentin e vendit, por vetë italiani thotë që nuk e ndien presionin. “Janë thënë shumë gjëra për mua, por përpiqem që të mos mendoj për këtë”, tha ai.

“Të gjithë e dimë që Skocia është një skuadër e mirë dhe tifozët e saj janë shumë pasionant. E pashë humbjen me Belgjikën, por ajo ishte ndeshje miqësore dhe nuk do të ketë ndikim në ndeshjen mes nesh. E kemi nisur mirë Ligën e Kombeve, por kjo nuk do të thotë që do të jetë më pak e vështirë për ne në Gllasgou. Skocia është gjithmonë kundërshtar i vështirë, sidomos në Hampden Park”./EDS/

 

Related posts

Reali kërkon të nënshkruajë me lojtarin kryesor të Barçës, gati negociatat

Sadik.Autor

SKENAR I FRIKSHËM I TITULLIT NË ITALI/ Ja kush shpallet kampion nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta

F.autor

LUAJTI SI KAPITEN I GJERMANISË/ Ylli Kimmich: Shiriti është një motivim i madh për mua dhe…

Delo.autor

Leave a Comment