Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE PREJ COVID-19/ Presidenti i La Ligas: Duhen 490 milionë euro për të mbyllur sezonin

“Futbolli spanjoll ka nevojë për 490 milionë euro për ta mbyllur sezonin”.

Kjo ka qenë deklarata e numrit 1 të La Liga-s, Javier Tbeas, i ftuar në Marca Sport weekend.

Tebas ka folur për futbollin post pandmisë dhe ka nënvizuar problemet ekonomike të disa klubeve.

“Ka klube të cilëve u mungojnë 100 milionë euro. Po punojmë për të parë si ta zgjidhim këtë problem. Valencia nuk është më në Champions League, për shembull, dhe e kritikojnë se shet lojtarët, por është e detyruar”, ka thënë Tebas.

“Barcelona duhet të ulë rrogat e lojtarëve për ta mbyllur sezonin. Nuk ka zgjedhje tjetër”.

Tebas ka shpjeguar se nëse kampionati spanjoll nuk do të kishte rifilluar në korrik, humbjet do të kishin qenë më të mëdha:

“Po të mos e kishim mbyllur sezonin, tani problemi ekonomik për klubet do të kishte qenë më keq pa të ardhurat nga të drejtat televizive, me humbje prej 800-900 milionë eurosh”.

Related posts

POZON NUDO/ Përmbahu Nora! E fejuara e Tim Haward NA I TREGON TË GJITHA…(FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ E djathta më e mirë në Angli, Armando Broja lë pas edhe Ronaldon

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ JUVE nuk ndalet vetëm me CR7, kanë gati dy “yjet” e Man United

Isa.Autor

Leave a Comment