Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Franca i merr vendin e parë Portugalisë, Suedia mposht Kroacinë

Janë luajtur dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme për grupin 3 të ligës A në Nations League. Kryesfida ishte ajo ndërmjet Portugalisë dhe Francës e fituar nga kampionët e botës me rezultatin 0-1, ndërsa Suedia mposhti me rezultatin 2-1 Kroacinë.

Sfida e luajtur në Portugali ishte shumë e luftuar, por u vendos në pjesën e dytë. Ishte një gol i Kante në minutën e 56′ që i dha fitoren “Gjelave”. Griezmann dhe Rabiot kombinuan mjaft mirë mes tyre dhe topi i doli mesfushorit pas kthesës nga portieri.

Lojtari i Chelseas nuk gaboi dhe përshëndeti rrjetën për 1-0. Vendasit e udhëhequr nga Ronaldo nuk ia dolën që të barazonin, pavarësisht se u munduan ta bënin deri në minutën e fundit të lojës.

Suedia fitoi ndaj Kroacisë me rezultatin 2-1. Kulusevski shënoi golin e parë pas një veprimi të mirë brenda zonës së rreptësisë. Mbrojtja kroate nuk e ndali dot. Goli i dytë u shënua po në pjesën e parë nga Danielson duke mbyllur 45 minutat me rezultatin 2-0.

Kroacia reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën me autogolin e Danielson sërish. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe fitorja i takoi skandinavëve.

Related posts

TRADITA PËR BLUTË/ Dinamo me bilanc perfekt ndaj Vorës

F.autor

“ÇMENURIA” ME SHAMINË E LEO MESSIT/ Nxirret në ankand për SHUMËN marramendëse

Delo.autor

HUMBJA NDAJ LIVERPOOL-IT/ Panucci analizon “kuqezinjtë”: Milani dhuroi 2 gola, dallimin e bënë detajet

Delo.autor

Leave a Comment