Futboll La Liga Sport

U AFRUA ME BUJË NË “CAMP NOU”/ Mesfushori Pjanic aspak i kënaqur tek Barcelona, i bën presion trajnerit Koeman

Miralem Pjaniç nuk është aspak i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion deri tani te skuadra e Barcelonës. Mesfushori boshnjak duket se është i treti në hierarkinë e mesfushorëve të katalanasve dhe trajneri holandez preferon më shumë dyshen De Jong-Buskets.

Mirëpo, ish-lojtari i Juventusit ka thënë gjithmonë se është transferuar në Barcelonë për të qenë titullar dhe nuk ka ndërmend të ngrohë stolin në “Camp Nou”.

Në intervistat e shumta që ka dhënë për mediat thekson gjithmonë se dëshiron të luajë më shumë dhe tani i mbetet trajnerit Kuman për të marrë vendimin dhe për ta aktivizuar mesfushorin si titullar.

Related posts

REIMS-PSG/ Pas një harkimi nga Di Maria, ylli Mbappe ndëshkon me kokë vendasit (VIDEO)

Delo.autor

Emily Ratajkowski “NGROH” Rusinë me postimet e saj në rrjetet sociale (FOTO)

Sadik.Autor

STATISTIKA INTERESANTE/ Ja çfarë duhet të dini për përballjen Francë-Zvicër…

Delo.autor

Leave a Comment