Futboll Seria A Sport

COVID-19 NUK I NDAHET INTERIT/ Një tjetër futbollist zikaltër rezulton pozitiv

Lajm i keq për trajnerin Antonio Konte në prag të ndeshjes ndaj Torinos. Mbrojtësi serb, Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është izoluar menjëherë siç e parashikon rregullorja.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se mbrojtësi i majtë, është asimptomatik dhe gëzon shëndet të qëndrueshëm.

Kujtojmë që me Kolarovin, ka shkuar në 3 numri i futbollistëve që janë aktualisht pozitivë të Interi. Brozoviç dhe Padeli janë 2 lojtarët e tjerë asimptomatikë, që presin negativitetin e tamponit. Të 3 këta futbollistë do të jenë të padisponueshëm ndaj Torinos.

Related posts

ZBULOHET LISTA/ FIFA publikon renditjen, Italia përsëri para Anglisë

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës: Milani dominon Dudelanzhin, Arsenali në avantazh ndaj ukrainasve (VIDEO)

Isa.Autor

FESTË NË TOKËN DARDANE/ KOSOVA shkruan historinë me goleadë kundër Azerbajxhanit

Isa.Autor

Leave a Comment