Futboll Sport

PËRGATIT RIKTHIMIN E BUJSHËM NË FUSHË/ Legjenda Eto’o: Firma është afër

Ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Inter-it dhe jo vetëm.

Ka lajmëruar tërheqjen 14 muaj më parë, më 7 shtatorin e 2019-ës. Një javë më parë ka shpëtuar nga një aksident i frikshëm.

Por tani, në prag të 40-vjetorit, Samuel Eto’o është gati për një kthim të bujshëm në fushë. Ideja e çmendur i ka ardhur Racing Murcia-s, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit spanjoll, që do të sfidojë Levante-n në raundin e parë të Kupës së Mbretit.

“Mundësia e një firme me ne është 50%”, ka thënë presidenti i klubit andaluz për Radio Marca. “Javën e ardhshme do ta dimë nëse do të mund ta marrim”.

“Kemi investitorë në Meksikë dhe në Emirate që mund ta mbështesin ekonomikisht operacionin. Kemi një plan B. E dimë se ndeshja kundër Levante-s është shumë e rëndësishme, është momenti për të bërë disa përjashtime”.

Related posts

U ANKUA TOTTENHAM/ “UEFA” nis procedim disiplinor ndaj “Katalanasit”, ja vendimet

Delo.autor

Portieri shënon nga 60 metra… në kohën shtesë (VIDEO)

Sadik.Autor

Përjashtimi? Skënderbeu protestë para Katedrales në Korçë. Peticion për t’i shpëtuar dënimit

Q.Autor

Leave a Comment