Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CAGLIAR-IT/ Mbrojtësi De Ligt kthehet titullar pas 3 muajsh. Pirlo ka një dyshim

Në pritje të kthimit të lojtarëve të kombëtareve, Juventus është kthyer të stërvitet të martën në Continassa për të përgatitur ndeshjen e së shtunës në mbrëmje me Cagliari-n.

Lajmi i mirë është se Alex Sandro dhe De Ligt e kanë zhvilluar të gjithë seancën me grupin: holandezi, tre muaj larg fushave për një ndërhyrje në shpatull, ka shumë mundësi të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë mungesën e Chiellini-t dhe Bonuçi-t, të dy të dëmtuar.

Përveç dy qendërmbrojtësve, Pirlo do të duhet të bëjë edhe pa Ramsey-n, që të martën ka punuar i veçuar.

Mbetet në dyshim Chiesa, që ka munguar në ndeshjen e fundit me Lazio-n për një problem muskulor: italiani po stërvitet i veçuar dhe do të vlerësohet në ditët e ardhshme, sipas Gazzetta dello Sport.

Related posts

Asistim fantastik nga Coutinho/ Suarez shënon gol ndaj Valencias

Sadik.Autor

Klubi “Partizani i Beogradit” i kushton Vokrrit një shkrim të tërë falënderues, tregojnë për ndeshjet e tij

Sadik.Autor

ÇIKLIZËM/ Starton Turi i Shqipërisë, maqedonasi Gregor Matija Çerne fiton etapën e parë

Delo.autor

Leave a Comment