Bundesliga Futboll Sport

JAMES LARG MYNIHUT/ Reali merr ofertë të shkëlqyer nga Anglia

Vetëm 8 ndeshje të luajtura në Bundesligë këtë sezon për James Rodriguez, 5 prej tyre nga minuta e parë, shoqëruar me probleme fizike dhe një ndjesi gjithnjë e më të qartë se Bayern nuk ka ndërmend ta blejë përfundimisht nga Reali.

Mesfushori kolumbian është në udhëkryq dhe këtë muaj mund të ndryshojë ambient, duke u transferuar në Angli.

The Mirror raporton sot se ylli i Kolumbisë pritet të transferohet në Londër, sepse Arsenali i ka bërë një ofertë prej 63 milionë sterlinash Real Madridit, ofertë që mendohet se është pranuar.

Arsenali po kërkon të gjejë patjetër një zëvendësues për Aaron Ramsey, që do të largohet në fund të sezonit nga Londra, me destinacion Juventusin.

Për këtë arsye, drejtuesit e “Gunners” kishin piketuar Denis Suarez i Barcelonës, por operacioni është frenuar pasi Barcelona nuk pranon ta shesë mesfushorin e vet pa gjetur një lojtar të denjë për ta zëvendësuar.

Kjo ka bërë që Arsenali të kthejë sytë nga James, i cili më parë është ndjekur edhe nga Liverpool-i, por The Reds kanë shumë lojtarë në repartin ofensiv dhe James mund të krijonte probleme për Klopp.

Related posts

“Nëse Real Madridi do të nënshkruajë me Mbappe, duhet të veprojë shpejt”

Isa.Autor

I DYSHUAR PËR VEPRIMTARI KRIMINALE/ Panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit

F.autor

Në televizionin e Iranit censurohet gjyqtarja e Bundesligës, Bibiana Steinhaus

Sadik.Autor

Leave a Comment