Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI NUK BIND TRAJNERIN PIRLO/ Khedira gati të largohet nga Juventus, ja kushti i vetëm…

Kampion bote dhe fitues i Champions League në 2014-ën, por tani pa asnjë mundësi për të luajtur, të paktën tek Juventus.

Sami Khedira po kalon një moment të vështirë. Mesfushori gjerman, edhe për shkak të disa problemeve fizike, nuk ka arritur kurrë të bindë me fanellën bardhezi dhe tani ka ardhur në një pikë moskthimi me Zonjën e Vjetër, që i ka bërë të qartë se nuk e do më.

Gjermani, nga ana e tij, nuk ka pranuar të largohet. Të paktën deri tani.

Në fakt, siç ka bërë të ditur Bild, diçka ka ndryshuar në mendjen e futbollistit që tani duket se është i gatshëm të pranonte një skuadër tjetër, ndoshta që në janar.

Por, në mënyrë që lamtumira të realizohet, duhet plotësuar një kush: klubi që do të dojë ta marrë, do të duhet të jetë europian sepse Khedira nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i rëndësishëm.

Related posts

Vora fiton ndaj Elbasanin dhe ngre trofeun e Kategorisë së Dytë

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ishte një nga 5 shtetet ku luhej futboll, koronavirusi gjunjëzon një tjetër kampionat!

Delo.autor

“ÇMEND” RRJETIN ME FOTOT/ Cristiano Ronaldo zgjedh veturat historike për reklamimin e linjës CR7

F.autor

Leave a Comment