Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Jo vetëm Kante, Inter shënjestron dhe dy mesfushorët e Serisë A…

Objektivi i Interit ka qenë gjithmonë i njëjtë: të shesësh në fillim dhe më pas të afrosh lojtar të rinj. Stiven Zhang e ka konfirmuar këtë gjë edhe në merkatot e kaluara.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, Zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy mesfushorët e tyre Kristian Eriksen dhe Matias Vesino, dy lojtar të cilët nuk janë nëplanet e trajnerit Antonio Konte.

Me largimin e tyre, mund të bëjnë para për të marrë dy mesfushorë të tjerë, ku në majën e listës së Kontes përveç Kantes, janë dhe Rodrigo De Pol i Udinezes dhe Malinovski i Atalantas.

Për De Polin nuk është hera e parë që drejtuesit zikaltër e shënjestrojnë dhe është një opsion i pëlqyer nga Marota dhe Konte, ndërsa mesfushori ukrainas Malinovski po shkëlqen në rradhët e skuadrës bergamaske duke i rënë në sy teknikut zikaltër.

Related posts

E BUJSHME/ De Ligt arrin marrëveshjen me Juventusin, ja kur mbërrin në Torino (FOTO)

F.autor

Krishtlindje te Lazio/ Strakosha shkon i vetëm, spikat Jesicca Immobile (Foto)

Q.Autor

MË NË FUND/ Rikthehen “bigët” e Juves, Allegri jep lajmin e shumëpritur

F.autor

Leave a Comment