Futboll Ligue 1 Sport

Unai Emery: Neymar do të luajë në ndeshjen e fundit të Ligue 1

Neymar do të rikthehet këtë fundjavë te skuadra e Paris Saint-Germain, teksa ai po vazhdon garën me kohën për të qenë i gatshëm për të luajtur në Kupën e Botës me Brazilin.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se braziliani do të rikthehet në Francë, të premten ose të shtunën dhe zbuloi se ai do të luajë një ndeshje me PSG para fundit të sezonit.

Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen kundër Marseille, në fund të shkurtit dhe që atëherë nuk ka qenë më në dispozicion të kampionëve të Ligue 1.

Gjatë kësaj kohe, PSG fitoi titullin kampion në Ligue 1 dhe Kupën e Francës, por u eliminuan nga Champions League. 26-vjeçari mund të luajë në ndeshjen e fundit të kampionatit, më 19 maj kundër Caen.

“Neymar do të kthehet me ne në fundjavë. Nuk mendoj se ai do të stërvitet me ekipin, por mendoj se ai do të luajë disa minuta në ndeshjen e fundit, si pjesë e fazës riaftësuese,” – deklaroi Emery.

Related posts

SUPERSFIDA/ Lazio – Napoli, shënohet një GOL I RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

“INTER ËSHTË NË RRUGËN E DUHUR”/ Mesfushori francez vlerëson “Zikaltërit” dhe Eriksen

Delo.autor

Esteban Kambiaso ndihmëstrajneri i Kolumbisë në Botëror!

Sadik.Autor

Leave a Comment