Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Klopp kthehet në “shtëpi” për ndeshjen e Champions kundër Midtjylland, ja shkaku…

Jurgen Klopp mund të kthehet në Signal Iduna Park di Dortmund. Trajneri i Liverpool-it mund të kthehet në vendin që për shumë vite ka qenë “shtëpia e tij”. Jo si kundërshtar i Borussia-s, por vetëm si i ftuar.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, në fakt, Të Kuqtë mund ta luajnë ndeshjen e fundit të grupit të Champions League kundër Midtjylland në një fushë neutrale.

Nga sa mësohet, UEFA duket se po vlerëson mundësinë që ta zhvendosë ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Champions League mes Liverpool-it dhe Midtjylland të 9 dhjetorit në një fushë neutrale për shkak të gjendjes shëndetësore në Danimarkë të krijuar nga pandemia.

Dy skuadrat mund të luajnë në stadiumin e Borussia Dortmund, aty ku Jurgen Klopp “u bë i madh” duke shkruar historinë e klubit nga v2008-ta në 2015-ën, para se të kalonte në Premier League me Të Kuqtë.

Related posts

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja me dryshime të mëdha, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares…

Delo.autor

RIKTHMI I FRANCEZIT TEK REAL MADRIDI/ Isco: “Zidane? Ai veprim thotë gjithçka për atë, shpresojmë…

Delo.autor

Lazio-Verona, bardhekaltrit luajnë për të marrë vendin e 4-t

Q.Autor

Leave a Comment