Futboll

Zgjedhjet në FSHF, mbërrijnë monitoruesit nga FIFA dhe UEFA

Disa orë nga Asambleja e Përgjithshme zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të zgjidhen presidenti dhe organet drejtuese të saj, në Tiranë kanë mbërritur vëzhgues të UEFA-s dhe FIFA-s.

Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare në UEFA, thekson edhe njëherë parimet e qeverisë europiane të futbollit, duke uruar në zgjedhje demokratike.

“Unë dhe Surkis, zv.presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të mërkurën. Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi kryeministrin e vendit, e raportimi i tij ishte pozitiv për takimet. Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe kjo është arsyeja që jemi këtu. Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale, që është shumë e rëndësishme të jetë konform parimeve të UEFA-s”, tha Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare, UEFA.

Së bashku me përfaqësuesit e UEFA-s, në Tiranë ka mbërritur edhe Luca Nicola, përfaqësues i FIFA-s dhe vëzhgues i organit më të lartë të futbollit botëror, për zgjedhjet e 7 shkurtit. Asambleja e Përgjithshme zgjedhore do të zhvillohet ditën e mërkurë, në Durrës, e fillon punimet e saj nga ora 09:00.

Top Channel

Related posts

STATISTIKAT/ Humbja e parë pas 28 vitesh, tani Spanja rrezikon Botërorin

Delo.autor

MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ Nga Jovic tek Skamaka, ja lista e drejtuesve të Milanit për merkaton…

Delo.autor

VIDEO/ Juventus nuk di të ndalet, shënon edhe Higuain

Q.Autor

Leave a Comment