Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E ITALISË/ Tashmë ka një datë zyrtare, ja kur do të luhet ndeshja Juventus-Napoli…

Tashmë ka një datë për ndeshjen e Superkupës së Italisë, mes Juventusit dhe Napolit, e cila është vendosur të luhet më 20 janar 2021.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Sasuosol “Mapei” dhe jo në Arabinë Saudite, siç ishte planifikuar në fillim. Juventusi fitues i kampionatit në Serinë A dhe Napoli fitues i Kupës së Italisë, do të përballen mes tyre më 20 janar të vitit tjetër, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren e Superkupës.

Skuadrat kanë pasur një nisje ndryshe të kampionait në këto javë të para, ku ekipi i Gatuzos, ka shkëlqyer, duke u renditur i treti me 14 pikë, me vetëm një humbje, atë ndaj Juventusit në tavolinë, ndërsa bardhezinjët e Pirlos, ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në të kaluarën, renditen në vendin e pestë, me 13, ku kanë regjistruar 3 fitore (njëra në tavolinë) dhe 4 barazime.

Related posts

U DUK SIKUR PRISHI NJË SHOQËRI TË MADHE/ Lopez merr vendimin, Fal Icardin për tradhëtinë me Wanda Naran

Delo.autor

Sulmuesi anglez nuk duket në fushë/ Partnerja e tij “pushton” Portugalinë me pozat SEKSI

Isa.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Ish-sulmuesi i Partizanit rikthehet tek Flamurtari me post të rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment