Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Ja si NDRYSHON MILANI pas ardhjes së HIGUAIN dhe CALDARËS (FOTO)

Një sulm i niveleve botërore dhe një mbrojtje që ka të gjitha mundësitë për të qenë e ardhmja e Kombëtares italiane. Milani realizoi dy lëvizje të bujshme nga Juventusi, Higuain dhe Caldara, të cilat i kanë dhënë skuadrës një tjetër fytyrë dhe tashmë i takon gjithçka Gattusos për të vendosur modulin e ri të lojës, pas largimit edhe të Bonuccit.

Lojtarët e rinj i japin mundësi trajnerit të lëvizë formacionin nga 4-3-3, 4-2-3-1 dhe 4-3-1-2, megjithatë mbetet për t’u parë se kush do të jetë moduli i preferuar i Gatussos.

Dy ardhjet e reja janë praktikisht në formacion, Caldarën që do të bëhet kopje e Romagnolit në qendër të mbrojtjes, ndërsa në të djathtë pritet një rikthim nga i cili u prit shumë një vit më parë, por fati nuk ishte me Andrea Contin që pësoi një dëmtim të gjatë.

Megjithatë, ai pritet të marrë vendin e titullarit duke lënë në stol Calabrian, edhe pse ky i fundit dhuroi paraqitje mjaft të mira në fazën e dytë të sezonit të kaluar. Në të majtë konfirmohet Rodriguez. Mesi i fushës Biglia e Kessi, para tyre Calhanoglu, krahët Suso e Bonaventuara në mbështetje të Gonzalo Higuain, nga i cili pritet shumë këtë sezon.

Një alternativë mjaft e mirë për argjentinasin është edhe Cutrone, i cili sezonin e kaluar la në stol në pjesën më të madhe të ndeshjeve Kalinic e Andre Silvan, të cilët erdhën me bujë te kuqezinjtë, por nuk mundën të fitonin vendin e titullarit.

Related posts

“EURO 2020″/ Azzurrët” të papërmbajtshëm, mesfushori Pesina ndëshkon Austrinë (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK REALI I MADRIDIT/ Sergio Ramos përplaset me Lopeteguin për një blerje

Isa.Autor

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment