Futboll La Liga Sport

NDALEN KAMPIONËT E SPANJËS/ Villarreal dhe “Los Blancos” ndajnë pikët, zhgënjen Hazard

Real Madrid nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Villarreal-it në javën e 10-të të La Liga-s.

Mariano Diaz, i kthyer titullar pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka kaluar në avantazh madrilenët pas vetëm dy minutash lojë.

Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në të 76-ën me Moreno-n, që ka shënuar nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Courtois.

Sulmuesi i Nëndetëses së Verdhë është lojtari që ka shënuar më shumë gola në La Liga që nga qershori i kaluar (12).

Zhgënjen Eden Hazard, i cili është zëvendësuar pas 65 minutash lojë pa tentuar asnjë gjuajtje drejt kuadratit dhe pa krijuar asnjë rast.

Real mban vendin e katërt në renditje me 17 pikë, ndërsa Villarreal të dytin me 19 pikë.

Related posts

REBELOHET BALE PAS HUMBJES ME REALIN/ Nuk hipën në autobusin e ekipit

Delo.autor

“De Bruyne, Lukaku dhe Salah”, Chelsea nuk pendohet për shitjen e tyre

Q.Autor

LIVE/ Meksikë- Korea e Jugut, dueli i zjarrit për Grupin F

Sadik.Autor

Leave a Comment