Futboll Sport

TONALI BËHET SHEIK/ Milan ndez merkaton, futet në garë për Lukakun. “Djalli” tenton edhe Milinkovic-Savic

Sandro Tonali i ka thënë “Po” Newcastle, tani pritet që dy klubet ne negociojnë për vlerën e kartonit. Tonali do të firmos një kontratë 6-vjeçare nga ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, plus 2 të tjera bonuse. Diferenca mes ofertës së Newcastle, 70 milionë euro plus 5 bonuse, nuk është shumë larg kërkesës së Milanit, 80 milionë euro, çka pritet të bëjë që dy klubet të arrijnë shumë shpejt gjetjen e një akordi.

Tonali

Largimi i Tonalit detyron Milanin të lëviz në merkato për të gjetur një zëvendësues, 80 milionë euro janë një shumë e majme të cilën kuqezinjtë do ta përdorin jo vetëm për të gjetur një tjetër mesfushorë. Milinkovic-Savic dhe Davide Frattesi janë dy elemente që po ndiqen prej kohësh nga drejtuesit e “djallit”. Emri surprizë në listën e dëshirave është Romelu Lukaku.

La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkruan se Milani mund të futet në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit belg. Lukaku ka përfunduar huazimin e tij tek Inter dhe është rikthyer te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Blutë nuk dëshirojnë të mbajnë Lukakun në Londër për këtë arsye janë të hapur për çdo ofertë, madje edhe për shitjen e tij. Pavarësisht se investuan 109 milionë euro për ta blerë nga Interi janë të gatshëm ta lënë të lirë edhe për 40 milionë euro, shifër që Inter nuk mund ta paguajë, por Milani po.

Related posts

NDESHJA KUNDËR BAYERNIT/ Mesfushori i Liverpoolit merr pilulë përpara sfidës (VIDEO)

Delo.autor

FRIKË TEK JUVENTUSI/ Klubi anglez ofron 90 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Isa.Autor

Milani rikthehet te fitorja, kuqezinjtë MPOSHTIN Spalin

Q.Autor

Leave a Comment