Futboll Seria A Sport

INTERI MENDON TA SHKËMBEJË ME ERIKSENIN/ Mesfushori shqiptar vendos për të ardhmen

Prej kohësh flitet për një shkëmbim të mundshëm mes Interit dhe Arsenalit për mesfushorët Kristian Eriksen-Granit Xhaka.

Danezi nuk po gjen hapësira te skuadra italiane dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë ta largojnë duke e shkëmbyer me një tjetër që do ndihmonte ekipin dhe për këtë arsye është pikëtuar Xhaka.

Megjithatë mesfushori i Arsenalit thuhet se është i lumtur në Premier Ligë dhe nuk dëshiron të largohet. “Calciomercato” raporton se në rast se do të ketë një ofertë konkrete nga Interi në drejtim të Xhakës, vetë mesfushori shqiptar do ta refuzojë këtë ofertë, pasi dëshiron të qëndrojë te Arsenali.

Related posts

GJIGANTI ANGLEZ PO DOMINON GJITHÇKA/ Ja kush shpallet lojtari dhe trajneri i muajit në Premier League

Delo.autor

E BUJSHME/ “Zhveshën” edhe prezantuesen Diletta Leotta, një shqiptar në bandën që po gjykohet në Milano

Delo.autor

Ofendoi muzikantët, kryetarja e korit “gjunjëzon” Rino Gatuzon

Sadik.Autor

Leave a Comment