Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI SHQIPTAR SHËNON GOLIN E FITORES/ Skuadra italiane merr kryesimin e renditjes me 3 kuqezinj në fushë

Skuadra e Reantes në Serinë C, është duke i mahnitur të gjithë, teksa pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, tashmë është në krye të renditjes në grupin A.

Skuadra ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë, Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erland Lakti, ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Alesandrias me rezultatin 2-1.

Të 3 futbollistët shqiptarë zbritën në fushë, me Radën dhe Kabashin që e nisën titullarë, ndërsa Lakti u aktivizua nga stoli.

Ishte pikërisht Rada që shënoi golin e fitores për Renaten në minutën e 73’, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Pro Verçeli i vendit të dytë.

Related posts

E TRISHTË/ Ditë zie për futbollin shqiptar, ish-portieri i njohur ndahet nga jeta si pasojë e COVID-19

Delo.autor

360 MINUTA PA GOL/ Tek Milani nuk ka buzëqeshje për festat

Delo.autor

Grezda: Roli që më dha Panuçi nuk është për mua. Penalltia? Ndërhyrja më e fortë që kam marrë

Isa.Autor

Leave a Comment