Futboll Sport

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Pirlo me ndryshime të mëdha, Uzuni starton titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Fitore  për të vendosur “në akull” kualifikimin. Ky është qëllimi i Juventusit i cili, pasi ka mundur Ferencvaros në Hungari lehtësisht, e pret atë sonte në Stadium për të mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve sa më shpejt të jetë e mundur, natyrisht duke vendosur më pas me Barcelona se cili ekip do të dilte i pari.

Andrea Pirlo ka zgjedhjet e detyrueshme në mbrojtje: debutimi sezonal i Alex Sandro nga 1′, në qendër është Danilo me De Ligt. Szczesny kthehet në portë. Në mesfushë, McKennie i preferuar, Bernardeschi në të majtë dhe Kulusevski në stol.

Periudhë pushimi për Morata: në sulm, me Cristiano Ronaldon, është Dybala. Serhij Rebrov ndryshon pesë elementë krahasuar me formacionin në Budapest në fillim të nëntorit. Në sulm është Boli me Uzuni dhe Nguen.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Danilo, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Arthur, Bentancur, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo. Trajneri: Pirlo.

Ferencvaros (3-4-3): Dibusz; Lovrencsics, Dvali, Blazic, Frimpong, Heister; Siger, Somali; Uzuni, Zubkov, Nguen. Trajneri: Rebrov.

Related posts

MILAN NUK SHËNON PREJ 10 DHJETORIT/ Ibrahimovic tregon se çfarë i mungon ekipit

Delo.autor

Nis kampionati botëror/ KOSOVA sfidon SUPERFUQITË për medalje në XHUDO

Isa.Autor

TRAJNERI I REAL MADRID SOLARI/ Benzema është i jashtëzakonshëm

Isa.Autor

Leave a Comment