Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Cristiano Ronaldo me hotel të ri në Manchester, konkurron ish shokët

Kristiano Ronaldo ka marrë lejen për ndërtimin e një hoteli të ri në Mançester.

Sipas “The Sun”, sulmuesi portugez do të ndërtojë një hotel të ri luksoz 11 katesh në zonën e Lagjes Veriore me katër yje plus, duke hyrë në konkurrencë kështu me ish-shokët e skuadrës së tij në “Old Trafford”, Geri Nevil dhe Rajan Gigs, të cilët kanë në pronësi të tyre “Hotel Football”, i cili prej vitit 2015 pozicionohet pranë stadiumit të Junajtid.

Hoteli i ri i yllit të Juventusit pritet të inaugurohet në vitin 2023. Ai do të ketë 150 dhoma. 35-vjeçari e njeh mirë biznesin e hotelerisë, duke qenë se ka një rrjet hotelesh në vendlindje, në Funçal, Madeira, qytetin e tij të lindjes dhe në Lisbonë.

Related posts

Rusi-Arabia Saudite/ Vjen goli i parë i Botërorit, Gazinski çon në avantazh rusët (VIDEO)

Sadik.Autor

Cristiano, Messi… Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtjet e lira në 10 vjetët e fundit

Q.Autor

REAL MADRID-BETIS/ Hazard vallëzon me mbrojtjen kundërshtare, VAR i heq golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment