Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA hap një tjeter hetim për klubin e Milanit, ja akuzat e rënda

Dhoma e hetimit të Organit UEFA sa i përket Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) ka komunikuar vendimin për të ndëshkuar çështjen “Milan” në Dhomën e Arbitrazhit CFCB, sepse klubi nuk ka arritur të respektojë barazimin e bilancit në periudhën e mbikqyrjes në sezonin 2018-2019 dhe që lidhen me bilancet e viteve 2016, 2017 e 2018.

UEFA nuk do të lëshojë komente të tjera në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim që do të merret nga Dhoma e Arbitrazhit CFCB.

Padija ose hetimi nuk lidhet me vendimin e marrë në Dhomën e Arbitrazhit në dhjetor 2018, e lidhur me periudhën e mëparshme të vëzhgimit në lidhje me vitet e përfunduara në vitin 2015, 2016 dhe 2017. Ky vendim aktualisht është subjekt i apelimit ndaj CAS.

Related posts

E PABESUESHME/ Yjet e futbollit në “SKANERIN” e legjendarit Zico

Isa.Autor

E ZBULON MEDIA ITALIANE/ Pioli shtyn debutimin e Ibrahimovic te Milani (FOTO)

Delo.autor

Dëmtohen dy “yjet” e REALIT dhe BARCELONËS, në dyshim për “El Clasicon”

Isa.Autor

Leave a Comment