Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan “hedh rrjetat” në Francë, gati oferta për lojtarin e Lille…

Milan-i do të blejë në janar një qendërmbrojtës.

Një lojtar në gjendje që t’i japë pak frymëmarrje Simon Kjaer dhe Alessio Romagnoli është prioriteti i drejtuesve kuqezinj. Më pas, nëse do të krijohet mundësia, mund të merret edhe një mesfushor.

Milan vazhdon të ndjekë Boubakary Soumare. Futbollisti francez 21-vjeçar i Lille ka një kontratë që skadon më 30 qershor të 2022-shit dhe kuqezinjtë, sipas TodoFichajes, janë të gatshëm ta marrin në huazim me të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

Kërkesa e klubit francez është 25 milionë euro.

Related posts

NUK I KURSEN GOLAT NË KAMPIONATIN FINLANDEZ/ Sulmuesi i Shqipërisë mesazh Rejas për ndeshjet e nëntorit

Delo.autor

Akuzon Gjyla: Futbollistët e mi po shiten shumë lirë!

Sadik.Autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Djali i Michael Schumacher fiton titullin e parë kampion në Formula 2

Delo.autor

Leave a Comment