Futboll

Akuzon Gjyla: Futbollistët e mi po shiten shumë lirë!

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla foli pas takimit ndaj Vllaznisë të humbur me rezultatin e thellë 4-0. Në intervistën e dhënë për Supersport, tekniku shprehet në këtë mënyrë:

Humbja – “Ishte maksimumi për skuadrën tonë. E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Mendoj se Vllaznia na ka shënuar në qendrën e mbrojtjes. Ne pësuam për shkak të gabimeve të mbrojtjes dhe portierit. Ne luajtëm mirë, pasi kishim raste. Ne nuk shënuam, Vllaznia i shfrytëzoi. Fati shkoi me më të mirën, por fati shkoi me ata që kishin hall”.

Rinovimi – “E kam marrë skuadrën për të rinovuar ekipin. Kemi marrë futbollistë ‘të huaj’, nuk e justifikojnë. Lojtarët e mi nuk e justifikojnë, kanë marrë lekët dhe nuk japin më të mirën. Duhet të kemi dinjitet. Ndryshimet do t’i bëjmë, por nuk e kuptoj se pse ndodh kështu”.

A ka ndihmë nga të tjerët? – “Nuk kemi premio nga skuadrat e tjera. Të gjithë e dimë se kemi dalë, por nuk mund të shitemi kaq lirë. Nëse disa futbollistët mendojnë këtë të hapin rrugë”.

Related posts

Andi LILA s’i ndahet derbit, mesfushori i Kombëtares: Forca Tirona (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Europës: Olimpiakosi shokon MILANIN, grekët kalojnë në avantazh me një SUPERGOL(VIDEO)

Isa.Autor

PANUÇI PUBLIKON LISTËN E KOMBËTARES/ Futbollistët që do grumbullohen për dy ndeshjet e rradhës me Skocinë dhe Uellsin (EMRAT)

Isa.Autor

Leave a Comment