Futboll Seria A Sport

KUJTON IKONËN E FUTBOLLIT/ Legjenda Maldini: E mbaja veten për korrekt, por Maradonën e kam rrahur sepse…

Paolo Maldini kujton Diego Armando Maradona. Ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe ikonë futbolli, në intervistën për Telefoot tregon edhe një anekdotë…

“Për futbollin Diego ishte një hero, një artist. Ai ishte një kundërshtar i madh, kurrë armik sepse ai kishte një sjellje shembullore në fushë”

“Unë besoj se ajo që ai u ka mësuar shumë brezave – pohon Maldini – është pikërisht dashuria e tij për topin. Ky ishte një lajm që nuk e prisnim, që shpresonim të mos e dëgjonim kurrë.

Jeta e tij gjithmonë është jetuar pothuajse përtej kufijve të saj dhe kjo e bëri atë pothuajse të pavdekshëm gjithashtu”.

Për ata që u përballën me të në fushë, Maradona ishte me të vërtetë i pandalshëm. Maldini gjithashtu e konfirmon këtë duke kujtuar një anekdotë.

“Ai ishte i pathyeshëm. Sinqerisht kujtimet e mia mund të ishin errësuar nga vitet, por me rastin e një çmimi nga Hall of Fame Italiane, unë isha pranë tij dhe ata treguan disa fotografi.

Unë gjithmonë e kam konsideruar veten një lojtar shumë korrekt, por në ato imazhe kishte faulla të pabesueshëm sepse ai më bënte të mos llogarisja kohën e ndërhyrjes.

Diego ishte aq i shpejtë sa që praktikisht e rraha gjatë gjithë lojës. Ndihesha i turpëruar dhe i kërkova falje. Ishte mbresëlënës”.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Bruno Dita: E ardhmja ime tek Skënderbeu, gjoba e klubit dhe objektivi për titullin kampion (INTERVISTA)

Delo.autor

Merkato/ Chelsea bën ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Q.Autor

MILAN-JUVENTUS/ Pas një super asist nga Leao, “eksperimenti” Calabria rihap sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment