Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Chelsea heq dorë nga ylli, humb vendin në formacionin titullar. Ja emri…

Chelsea ka informuar menaxherët e Kepa Arrizabalaga se lojtari duhet të gjejë një skuadër të re në merkaton e janarit.

Eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano ka bërë të ditur se klubi londinez ka informuar përfaqësuesit e lojtarit se ai mund të largohet me formulën e huazimit për pjesën e dytë të sezonit.

Kepa ka humbur vendin në formacionin titullar në këtë sezon pas blerjes së Edouard Mendy në verë dhe kjo ka vënë në rrezik edhe vendin e portierit te kombëtarja e Spanjës.

Duke parë se blerësit mungojnë, Chelsea nuk do ta kishte problem që ish-portieri i Athletic Bilbao-s të huazohej.

Kjo lëvizje është një mënyrë për të ruajtur vlerën e Kepa-s në merkato, me synimin për ta shitur në qershor.

Related posts

FORMULA 1/ Leclerc dominon në provat e lira, synon në “shtëpinë” e Ferrarit…

Delo.autor

Pas Telushit edhe Çani përplaset me Dalipin. Situata del jashtë kontrollit te Partizani

Sadik.Autor

HUMBJE TRONDITËSE NDAJ WOLVES/ Pochettino fajëson futbollistët që shpërdoruan ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment