Futboll Sport

E BUJSHME/ Maradona ka firmosur të mos varroset, ja çfarë ka kërkuar ikona e futbollit…

Diego Armando Maradona ndërroi jetë dje nga një mpiksje gjaku në tru, duke tronditur kështu gjithë botën e futbollit, por jo vetëm, pasi të gjithë e njihnin legjendën.

Përpost faktit që ka qenë një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Maradona gjatë jetës së tij është bërë pjesë e shumë lajmeve të bujshme, qoftë pozitive apo negative.

E nuk kishte si të largohej nga jeta pa lënë pas mistere dhe trazira. Gazetari argjentinas, Hernan Kastija, ka zbuluar një skenar të bujshëm së fundmi.

Ai shprehet se Maradona ka firmosur një testament, ku kërkon të mos varrosej kur të ndërronte jetë, por të balsamosej dhe trupi i tij të ekspozohej.

Familja e legjendës, e ka marrë së fundmi vesh këtë dhe tashmë është në një dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjnë.

Related posts

Manchester United i gatshëm të rikthejë mbrojtësin Jonny Evans

Q.Autor

Asnjë transferim në janar, por në verë pritet që Reali të ‘bombardojë’ merkaton

Q.Autor

Allegri i tregon derën/ Super lojtari i Juventusit bën gati valixhet, do të luaj me…

Isa.Autor

Leave a Comment