Futboll Seria A Sport

NDRYSHIM I PAPRITUR/ Trajneri i Suedisë takohet me Ibrahimoviçin: Vendosëm që…

Trajneri i Suedisë Jane Anderson është i gatshëm të vazhdojë të bisedojë me veteranin Zlatan Ibrahimoviç për të vendosur për rikthimin e sulmuesit te kombëtarja e Suedisë 4 vite pas tërheqjes nga përfaqësuesja nordike.
Të dy janë takuar së fundmi me njëri-tjetrin rreth mundësisë që 39-vjeçari i Milanit të rikthehet te Suedia. Pas përfundimit të takimit, Anderson tregoi se ndihet i lumtur për gatishmërinë e Ibrës për të kontribuar sërish në kombëtaren suedeze. Ai shtoi se do të vazhdojë të diskutojë me sulmuesin për zgjidhjen e çështjes.

“Kur Zlatan Ibrahimoviç hapi sërish temën e kthimit në kombëtare, ndihej e natyrshme dhe rëndësishme që të takoheshim e të bisedonim sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i kënaqur që mundëm të takoheshim kaq shpejt. Takimi shkoi shumë mirë dhe vendosëm të vazhdojmë të dialogojmë”, deklaroi Anderson.
Duket se 58-vjeçari ka ndryshuar qëndrim në kurs 180 gradë, teksa e quante “mbyllur derën për Ibrahimoviçin te Suedia”.

Related posts

NGA E ARDHMJA E TIJ TEK RIKTHIMI NË FUSHË/ Pogba: Kjo gjë më ka treguar se sa shumë e dashuroj futbollin!

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

PARTIZANI-SKËNDERBEU/ I jashtëzakonshëm, talenti Mala ndëshkon korçarët me një SUPER GOL nga.. (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment