Futboll Sport

Laçi një supermarket, Kukësi i merr një nga lojtarët më të mirë

Kukësi nuk po humb kohë dhe fillimisht ka kompletuar portën dhe mbrojtjen para ndeshjeve në kupat e Evropës. Portieri Faton Maloku u mor nga Feronikeli dhe në Kosovë 26-vjeçari ka spikatur, duke u cilësuar si më i miri. Verilindorët firmosën me të dhe mbetet për t’u parë se kush do të largohet mes Frashërit dhe Koliçit. Më shumë mundësi ka që ky i fundit pas aventurës evropiane ta mbyllë bashkëpunimin me kuksianet. Pogradecari ka fituar ç’është e mundur me Kukësin: kupë, kampionat dhe Superkupë.

Për mbrojtjen deri më tani ka firmosur Edis Maliqi, ndërkohë që gati është ta bëjë të njëjtën gjë edhe Emiljano Musta për krahun e majtë. Lojtari nga Elbasani luan edhe në mesfushë, si në krah, ashtu edhe në qendër. Mbetet vetëm firma në kontratë, pasi për aspektin financiar kanë gjetur akordin. Veç tij do të ketë edhe një tjetër lojtar që do të afrohet për mbrojtjen dhe ai është një element që e njeh kampionatin tonë.

Vjen nga Laçi dhe ai është Harallamb Qaqi. Që vjet në verë ish-trajneri Ernest Gjoka e donte në skuadër, ndërkohë që sërish Kukësi është hedhur në sulm dhe gjithçka duket se po shkon drejt firmës, sikurse bëjnë me dije burime pranë klubit verilindor. Mbrojtësi qendror ka qenë një nga pikat më të forta të Laçit, që i besoi vjet rolin e titullarit dhe nuk zhgënjeu. Partizani, që e solli për herë të parë në Shqipëri, nuk i besoi, ndryshe nga kurbinasit. Me mbylljen e kampionatit Qaqit i përfundoi kontrata me bardhezinjtë dhe Kukësi pritet ta zyrtarizojë si afrimin e radhës.

Related posts

FRANCË-GJERMANI/ Werner para Gnabri, legjenda Mateus i bën skemën trajnerit Low

Delo.autor

Pirlo: Pres një ndeshje të balancuar midis Milanit dhe Juventusit

Sadik.Autor

NUK NJOHIN HUMBJE KËTË SEZON/ Skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit kampion

Delo.autor

Leave a Comment