Futboll Seria A Sport

KRITIKON KLUBIN “KUQEZI”/ Ish-kapiteni i Milan: Keqardhje sesi i lanë duart me Locatelli-n

Ish-futbollisti i Milanit dhe Italisë Rikardo Montolivo kritikon klubin kuqezi për kthimin e 22-vjeçarit Manuel Locatelli te Sasuolo, ku po bën mjaft mirë këtë sezon në Serinë A.

Në një prononcim të fundit për “Corriere dello Sport”, Montolivo shpreh keqardhjen për mbylljen e aventurës së Lokatelit në “San Siro” pasi tashmë ai po rritet në mënyrë eksponenciale.

“Më erdhi shumë keq që lanë duart kaq keq me të. Ne ishim shokë tavline. Isha unë që e këshillova për përvojën te Sasuolo. Lokateli po rritet në mënyrë eksponenciale”, deklaroi Montolivo.

Lokateli luajti me Milanin në sezonet 2015-2018, por vitin e kaluar u shit te Sasuolo pasi u huazua në sezonin 2018-2019.

Related posts

“KËRCËNON” PORTIERIN STRAKOSHA/ Pepe Reina: Do të luaj deri sa të…

Delo.autor

RRËFEHET GARCIA/ Nga Topi i Artë dhe deri tek Interi

Isa.Autor

ZYRTARE/ Marrin fund aludimet, Uruguai prezanton trajnerin e ri

Delo.autor

Leave a Comment