Futboll La Liga Sport

“KEMI KONTAKTUAR ME AGJENTI NE TIJ/ Kandidati për president tek Barcelona jep lajmin e madh, do të rikthejë tek “katalanasit”…

Pavarësisht krizës ekonomike që ka kapur skuadrën e Barcelonës, nga ku drejtuesit më të lartë të ekipit katalanas i kanë kërkuar lojtarëve të pranojnë përgjysmimin e pagës së tyre, hyn në skenë një rikthim i bujshëm tek ekipi blaugrana.

Një nga kandidatët për president të Barcelonës Emili Rusard ka deklaruar se nëse ai zgjidhet president do të projektojë rikthimin e madh të Nejmarit në “Camp Nou”.

Ndërkohë Rusard ka shpjeguar se ylli brazilian e dëshiron një rikthim tek katalanasit, edhe gjatë vitit të kaluar:

“Kemi kontaktuar agjentin e tij, dhe jemi të vetëdijshëm se edhe gjatë vitit të shkuar ai dëshironte tu rikthente”, përfundon kandidati për president tek Barcelona, Emili Rusard.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi italian pezullon të gjitha aktivitetet sportive, shkak varianti britanik i COVID-19

Delo.autor

(FOTO) Chelsea kërkon me ngulm fitoren ndaj Brighton, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ La Liga kthehet më 11 qershor, luhet pa ndërprerje për 39 ditë me radhë

Delo.autor

Leave a Comment